
7PA5
Autore Pranvera Borakaj dhe moderuar nga Hilda Gorica dhe Thimi Samarxhiu, formati do te sjell çdo mengjes informacione te bollshme dhe utilitare per te nisur nje dite ne menyren me te mire te mundshme.
Formati do te mbeshtetet tek nje strukture e mireorganizuar pjese e se ciles do te jene gazetaret, redaktori pergjegjes si edhe elemente te tjere brenda televizionit te cilet raportojne mbi baza ditore çdo informacion lidhur me aktualitetit, propozojne temat, emrat e te ftuareve qe lidhen me to, percjellin problematikat si edhe ndjekin komunikimin e perditshem me audiencen ne mediat sociale permes faqeve te dedikuara per emisionin.
Si nje risi e ketij sezoni, ne hapesiren pasuese, java do te jete e organizuar sipas diteve duke ndikuar sjelljen e audiences per nje vemendje maksimale ndaj formatit. Dy nga komponentet qe do tu shoqerojne perdite ne minutat e ketij formati do te jene aktualiteti dhe lidhjet direkte me korrespondentet tane ne rrethe ose edhe me ngjarjet e dites qe ndodhin ne kryeqytet. Nuk do te mungojne ne perditshmerine tuaj edhe pasqyra e shtypit te dites ku do te keni mundesine te njiheni me titujt kryesore te gazetave ne vend dhe ne bote.
Prej 8 vitesh pjese e ekranit te Vizion Plus, 7pa5 ka qene nje zgjedhje e duhur ne mengjeset tuaja, duke u pasuruar vit pas viti ne info dhe ide por duke mbajtur te pandryshuar strukturen e tij e cila perben tashme nje avantazh konkurrues ne tregun e sotem mediatik. Me risite qe pritet te sjelle sezonin ri, me nje nivel me te mire komunikimi me audiencen ne besojme forte se 7pa5 do te vazhdoje te mbetet zgjedhja juaj e pare.