Një burrë me origjinë somaleze, teksa ndodhej në një autobus në Rimini të Italisë, plagosi me thikë dy kontrollorët që i kërkuan të tregonte biletën, e më pas tentoi të largohej. Ai kërcënoi shoferin që të hapte derën, doli nga autobusi dhe iku duke vrapuar.

 

Gjatë kohës që ndiqej nga policia, ai plagosi tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë 5 vjeç. Ai u përpoq të rrëmbente një makinë, por nuk ia arriti. Arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi u kap nga policia.

 

Para se të mbërrinte në Itali, personi që sulmoi pasagjerët ka qëndruar në vende të tjera të Evropës, ndërsa raportohet se vetëm disa muaj më parë aplikoi për statusin e refugjatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *