Është java e dytë që emigrantët shqiptare të cilët prej vitesh jetojnë në Itali protestojnë në dyert e Ministrisë së Jashtme. Shkak është bërë ngërçi ligjor që nuk i njeh atyre vitet e punës, duke i përjashtuar kështu nga skema e pensioneve. Emigrantët janë vendosur aktualisht mes dy zgjedhjeve.

 

Për të marrë një pension të pjesshëm u duhet të heqin dorë nga qëndrimi ne Itali, ndërsa në Shqipëri me aq vite punë sa i njeh shteti arrijnë të marrin një pension minimalist, ndërkohë që nuk kanë as sigurime shëndetësore. E gjithë kjo situatë vjen si pasoje e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive. Ndonëse ka pasur negociata të vazhdueshme palët nuk kanë arritur në një dakordësi që lehtëson këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *