Në këto ditë festash, numri i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës është rritur ndjeshëm.

 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 5900 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë që jetojnë e punojnë në Greqi, por që kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit së bashku me të afërmit e tyre në Shqipëri.

 

Ndërkohë, vijon të mbetet i ulët numri i kalimeve drejt shtetit grek. Në 24 orët e fundit kanë dalë nga vendi ynë 1360 qytetarë.

 

Kjo tendencë vjen si pasojë e shtrëngimit të masave anticovid nga qeveria greke.

 

Ndërkohë, e qetë duket situata në Pikën e Kalimit të Qafë-Thanës, me një trend normal hyrje-daljesh.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *