Mijëra emigrantë janë kthyer nga Greqia në atdhe nëpërmjet doganës së Kapshticës. Siç tregojnë të dhënat nga burime të policisë kufitare, gjatë fundjavës, janë future në vendin tonë 9106 shtetas shqiptarë e të huaj  dhe kanë dalë në drejtim të shtetit fqinj 3566 udhëtarë.

 

Gjithashtu fluks emigrantësh është regjistruar dhe në doganën e Qafë Thanës, ku kanë hyrë në vendin tonë  5291 vetë dhe kanë daqlë po nga kjo pikë kufitare në drejtim të Maqedonisë  3636 shtetas shqiptarë e të huaj.

 

Pavarsisht këtij fluksi në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri me rastin e pushimeve të verës, vonesat dhe rradhët në Kapshticë nuk kanë qënë të zgjatura dhe problematike në kryerjen e procedurave të kalimit të kufirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *