Vijon të jetë i lartë fluksi në 2 pikat kryesore të kalimit kufitar të qarkut të Korçës atë të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Me përfundimin e pushimeve, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ne Greqi por edhe turistë të huaj që kanë vizituar vendin tonë nisin te largohen.

Gjate 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 16 600 mijë hyrje dalje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Burime pranë drejtorisë së kufirit dhe migracionit në Korçë bëjnë me dije se në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 3841 shtetas dhe kanë dalë nga vendi ynë në drejtim të Greqisë 4506 shtetas  shqitarë dhe të huaj.

Një situatë e ngjashme  është paraqitur edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Pavarësisht fluksit të madh të shënuar ditët  e fundit nuk jane shenuar radhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *