Subscribe

Gjatë vizitës së saj në qytetin e Korçës ambasadorja e  Francës në Shqipëri, Elisabet Barsak i është përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me shtetasit shqiptarë të cilët kërkojnë azil në Republikën franceze, ashtu siç ka komentuar kalimin e emigrantëve shqiptarë nga Franca në drejtim të Anglisë.

 

Ambasadorja Barsak edhe njëherë tjetër është ndalur tek amnistia fiskale, madje ka qënë e prerë kur tha se qeveria duhet të luajë të njëjtën “muzikë” me vendet e Bashkimit Europian.

 

E pyetur për protestën e opozitës në datën 12 nëntor ambasadorja ka prerë shkurt kur tha se çdokush ka të drejtë të manifestojë.

 

Ambasadorja franceze në Shqipëri një ditë më parë, pa praninë e gazetarëve, ka pasur takime me kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo dhe prefektin e qarkut Nertil Jole, ndërkohë që ditën e sotme është takuar me specialistë të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë.

 

Nga Korça ambasadorja franceze në vendin tonë Elisabeth Barsacq në një deklaratë për mediat:

 

Pyetje: Shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil politik në Francë a janë shqetësim për autoritetet e vendit tuaj?

 

Përgjigje: Duhet të dini një diçka dhënia e të drejtës së azilit nuk bëhet nga autoritetet franceze por nga një auturotet i pavarur. Prandaj unë si përfaqësuese e shtetit francez nuk mund të përgjigjem në vend të një organizate të pavarur që është zyra e  mbështetjes të refugjatëve dhe të qytetarëve pa kombësi.

 

Pyetje: Sa shqetësues është fenomeni i emigrimit nga kanali i Lamashit dhe a do të ketë një marrëveshje me Britaninë?

 

Përgjigje: Duhet të theksoj diçka sepse së pari përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi, ajo ndan kufi detarë edhe me tre vende të tjera përveç Francës, Belgjika, Hollanda dhe Gjermania. Prandaj kjo çështje duhet trajtuar jo vetëm nga Britania e madhe por edhe nga të gjitha vendet e BE-së, pra është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo të diskutohet në gjirin e një shteti siç është Anglia.

 

Duhet të theksoj edhe një gjë tjetër që Franca është anëtare e Bashkinit Europian dhe si e tillë me situatën e re të BE-së ajo nuk mund të trajtojë çështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE-së kjo është situata dhe kjo është zgjidhja që ne kemi bërë.

 

Pyetje: Cilat janë pasojat në rast se qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga Amnistia fiskale?

 

Përgjigje: Faleminderit që sqaruat faktin se unë jam shprehur kundër  amnistisë fiskale por gjithashtu besoj dhe shpresoj qe ta keni lexuar të gjithë raportin e progresit sa i përket Shqipërisë.  Në raport thuhet 4 herë që në rast të miratimit të amnisitisë fiskale kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme por unë sa i përket pasojave që kërkoni të dini ju unë nuk jam personi i duhur që mund  tju përgjigjem. Do doja të bëja një krahasim për ju dhe për gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert do ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës së pari rakordohen të gjithë që të kenë të njëjtin la. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të intonohet me ketë notë la. Dhe në vend që të luajë një la mund të luajë një si por kjo është shumë e keqe për veshet e atyre që dëgjojnë.

 

Pyetje-A keni një koment për protestan e opozitës në datën 12 nentor?

 

Përgjigje: Nuk kam asnjë koment për çështjet e politikës së brendshme. Shqipëria është një vend i lirë dhe njërzit kanë gjithmonë të drejtën të manifestojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *