Në javën e fundit të fushatës presidenciale, republikanët ia dolën të sigurojnë emërimin e gjykatëses së nominuar nga presidenti Trump, Emi Konej Barret, e cila u konfirmua me 52 vota në senat.

Presidenti Donald Trump e përshëndeti konfirmimin e gjyqatres duke e quajtur atë një grua me “bujari, besim dhe karakter të shkëlqyeshëm” gjatë një ceremonie betimi në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas votimit.

 

DONALD TRUMP PRESIDENT I SHBA

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Amerikën, për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe për sundimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit”.

 

Emërimi i saj i përjetshëm ndryshon thellësisht ekuilibrin e organit më të lartë të drejtësisë,  6 konservatorë dhe 3 liberalë.

Asnjë anëtar tjetër i Gjykatës së Lartë nuk është konfirmuar pa mbështetjen e asnjë prej senatorëve të partisë opozitare, në të paktën 150 vjet. Gjykatësja  Barrett është e treta anëtare e balancën ideologjike të gjykatës më të lartë në vend. Gjykatës së Lartë e emëruar nga Presidenti Donald Trump, gjë që ndikon fuqimisht në

Demokratët e kanë kundërshtuar nominimin, i cili, sipas tyre, duhet të ndodhte pas zgjedhjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *