Delegacioni i Komisionit të Venecias që ndodhet në Tiranë ka zhvilluar një takim edhe me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjatë vizitës, ekspertët pyetën anëtarët e KED për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

 

Sipas ekspertëve, roli i KED është shumë i rëndësishëm në proceset aktuale që po kalon vendi. Ata përmendën po ashtu faktin se ky këshill ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veprimtarisë dhe punës së kryer prej tij si dhe debateve e diskutimeve mes institucioneve të tjera.

 

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacionit në lidhje me çështjet të cilat janë bërë objekt diskutimesh dhe debatesh mes institucioneve, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tyre gjatë këtyre proceseve.

 

Delegacioni i Komisionit të Venecias u takua edhe me opozitën dhe presidentin Ilir Meta për të diskutuar për të njëjtën çështje. Ekspertët zhvilluan një vizitë zyrtare në Tiranë për t’u informuar rreth debatit për emërimin e Arta Vorpsit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *