“Ka kaluar një muaj që kur në Lombardi nuk ka humbur jetën askush nga COVID”

Alberto Zangrillo, kreu i San Raffaele në Milano rithekson besimin e tij se situata është normalizuar në spitale dhe bën thirrje që mos të teprohet:

“Shqetësimi im më i madh në fushën e kujdesit shëndetësor është të fillojë trajtimi i atyre personave të sëmurë, të cilët, për faj të koronavirusit janë lënë pas dore për të paktën 5 muaj”.

Sa i përket komunikimit të përditshëm të vdekjeve nga Covid, Zangrillo e cilëson “një mënyrë të pasaktë komunikimi që nuk pasqyron realitetin”, ndërsa jep edhe një shembull:

«Gjyshi i Pierinos është përfshirë në një aksident të rëndë në Milano. Ai u soll në dhomën e urgjencës me urgjencë, ku përveç reanimacionit, ai i nënshtrohet, si të gjithë pacientët që hyjnë në një spital italian, testit për COVID. Fatkeqësisht, përkundër trajtimit, gjyshi i Pierinos rezultoi pozitiv me Covid. Pas dy ditësh, ai ndërroi jetë si pasojë e traumës së rëndë që pësoi. Shkaku i vdekjes së gjyshit është i qartë për të gjithë, por doli sikur vdiq si pasojë e virusit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *