Pas setit fotografik qe beri xhiron e rrjeteve sociale, Elton Ilirjani ka folur per here te pare ne Vizioni i Pasdites ne Vizion Plus.

Ilirjani qetesoi zerat duke shprehur se atij i pelqen te jete mashkull dhe se fotot ku dilte i grimuar ishte ne kuader te nje mbeshtetje per komunitetin LGBT dhe kryesisht atyre trans seksuale.

 

” Setin ma ka bere Fadil Berisha, as une nuk e kam njohur veten kur kam pare fotografite. Une kam zgjedhur te jem mashkull dhe kjo nuk ka per te ndryshuar ne jeten time te perditshme dhe profesionale. Permes tyre kam dashur te mbeshtes komunitetin LGBT e kryesisht pjesen trans qe eshte me e diskriminuara. Une asnjehere nuk kam pare e as kam pasur mundesi te punesoj nje njeri trans ne Shqiperi dhe me keto foto dua te tregoj qe edhe une mund te isha trans dhe do te isha po aq i suksesshem sa tani”, eshte shprehur ai.

Ne lidhje me skype nga SHBA , Ilirjani eshte bere pjese e debatit te nxehte qe vijoi ne studion e Vizionit te Pasdites mes sociologut Ergys Mertiri dhe Altin Hazizaj te cilet nuk i kursyen sulmet personale ndaj njeri tjetrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *