Elseid Hysaj është një nga emrat më të përfolur sa i përket merkatos së verës në Itali. 26 vjeçari ka një kontratë aktuale më Napolin deri në vitin 2021. Por drejtuesit e ekipit duket se nuk i ka bindur performanca e mbrojtësit këtë sezon dhe po mendojnë shitjen e tij.

Edhe shqiptari nuk ndjehet  i lumtur tek napoletanët duke qënë se prej kohësh ka humbur  dhe  vendin e titullarit të padiskutueshëm prandaj këtë verë kërkon me ngulm largimin.  Nga ana tjetër  Roma nuk heq dorë dhe vazhdon të jetë e interesuar për shkodranin. Hysaj pëlqehet shumë dhe nga trajneri  Fonseca dhe për këtë arsye mbetet objektivi kryesor për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes në ekipin kryeqytetas.

Drejtuesit e Napolit kanë bërë të ditur se nëse kjo transfertë do të ndodhë, Roma duhet të paguajë  së paku 15 milionë euro të cilat do ta ndihmojnë ekipin të blejë objektivin e kërkuar,  Federico Fazio.

Përveç Hysaj, verdhekuqët kërkojnë dhe portierin David Ospina, i cili gjithashtu këtë sezon ka humbur vendin e titullarit. Prandaj drejtuesit e Romës janë vënë në lëvizje dhe po mendojnë seriozisht një ofertë për të dy lojtarët. Negociatat mes dy klubeve janë hapur por ende nuk ka detaje të sakta lidhur me marrëveshjen që mund të kryhet mes dy palëve. Elseid Hysaj është aktivizuar 16 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *