Këngetarja e njohur, Elsa Lila feston sot ditëlindjen, e cila mbush 43-vjeçe.

Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë e saj, ku nuk kanë munguar as ish-fermerët. Elsa Lila krijoi shoqëri me shumë fermerë brenda eksperiencës së saj në “Ferma VIP”.

Renis Gjoka, kolegu dhe një nga miqtë më të mirë të këngëtares në fermë ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video ku të dy shfaqen duke kenduar dhe ka shkruar: Edhe 100 për artisten dhe njeriun e jashtëzakonshëm!

“Elsa ime. Mu bëfsh edhe 100 vjeç sot”, shkruan Çiljeta me pamje nga një kërcim i tyre në ambientet e Fermës.

Baby G nga ana tjetër ka shpërndarë një foto me Elsën nga finalja e fermës me mbishkrimin: Gëzuar ditëlindjen super ylli jonë! Të dua!

“Edhe 100 vite të tjera me të gjitha lumturitë e botës diva”, shkruan Valer Kolnikaj për këngëtaren Elsa Lila.

Niko Komani shkruan: Gëzuar ditëlindjen shpirti im nga një tjetër planet!

“Gëzuar ditëlindjen o rreze drite! Jemi me shumë fat që të kemi”, ka uruar Artemisa Kusi këngëtaren./vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *