Subscribe

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ka rrëfyer se është përballur me ngacmime seksuale që në moshën 12 vjeçare, gjatë karrierës së saj si aktore.

 

Me anë të një statusi të gjatë në facebook, Dushku shkruan se është ngacmuar për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “True Lies”,  nga koordinatori i dublantëve më të suksesshëm të Hollivudit, Joel Kramer, rreth 25 vite më parë.

 

“I tregova prindërve dhe vëllait. Askush nuk dinte si të përballej me këtë subjekt tabu në atë kohë. As unë. Jam mirënjohëse ndaj femrave që janë rrëfyer përpara meje këto muajt e fundit. Ato më dhanë forcën edhe mua për t’u rrëfyer”, shkruan Dushku, duke vijuar më pas me rrëfimin e skenës tronditëse.

 

“E mbaj mend si më mori në dhomën e tij të hotelit në Majami. U tha prindërve se do më merrte për të notuar te pishina e stafit të filmit. Pasi hëngrëm sushi, fiku dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u “zhduk” në tualet. Më pas doli krejtësisht i zhveshur. Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe më tha: ‘Mos bëj sikur po fle’. Kur ‘mbaroi’ më tha që nuk duhet t’i thonim njeriu për këtë. Unë isha 12, ai 36.”

 

Dushku vijon se mori guximin për këtë rrëfim pasi pa një foto të Joel Kramer të përqafuar me një vajzë të re. Ajo gjithashtu sqaron se nuk e ka bërë publike më herët ngacmimin seksual, për shkak të frikës dhe moshës, duke menduar se askush nuk do ta besonte një vajzë vetëm 12 vjeçare.

 

Rrëfimi i Eliza Dushkut vjen në një kohë kur Holliwood është përfshirë nga mega skandali i ngacmimeve seksuale. Dhjetëra aktore të famshme si Angelina Jolie, Ashley Judd dhe Rose McGouan, etj, pranojnë se janë ngacmuar seksualisht gjatë rrugëtimit të tyre në fushën e kinematografisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *