Këngëtarja Eli Fara ka festuar ditëlindjen e saj të 52-të.

 

Në këtë përvjetor duket që këngëtarja ka zgjedhur ta festojë në prani të familjarëve të saj në Frankfurt.

 

Përmes postimeve në profilin e saj në Instagram, Eli dukej shumë e lumtur dhe e surprizuar në momentin kur një djalë afrohet me tortë në duar, teksa të gjithë këndojnë këngën tipike të një feste ditëlindeje.

 

“Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, ka shkruar Eli në videon e publikuar në ‘Instastory’, duke zbuluar kështu se ndodhet pranë njerëzve të zemrës.

 

Edhe pse vajza e saj nuk duket në tavolinë, ka vendosur t’i bëjë një urim publik nënës së saj, duke publikuar të njëjtën video dhe duke shkruar: “Shpirt i motrës ti. Të bëhesh 100 vjeç mam, të dua”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *