Festivali  “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës” dhe krijimtaria e saj ka cekur fundin e  rrugëtimit të tij tre ditor ku u shpalosen vlerat artistike nga grupet.

 

Pjesmarrese, por edhe interesimit te artedashësve te shumte që mbushën sallën e teatrit Skampa.  Për të dytin  vit  orkestra e harqeve të Elbasanit u shpall fituese e festivalit, nga juria,ndërsa me çmimin  i dytë shkoi për orkestrën e qytetit të Korcës.

 

Veç dy vendeve të para u shpërndanë edhe cmime simbolike, duke përfshirë ato speciale , por edhe në instrumenta, ku instrumentisti më i mirë u vlerësua violinist  Zeqir Sulkuqi, po nga qyteti i Elbasanit. Orkestra e Elbasanit  prezantimin para artedashsve elbasanase, e beri me disa  pjesë me autor Isak  Shehu.

 

Pas përfundimit të festivalit të kënaqur u shprehën drejtori artistik dhe ai i Qendrës së Artit, për atë cka mundën të përcillnin në skenën e Teatrit Skampa.

 

Pjesë e takimit kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës ishin 10 trupa nga i gjithë vendi , përfshirë dhe nga Kosova dhe Maqedonia.

 

Ky eveniment edhe një herë tjetër tregoi se qyteti i Elbasanit di të jetë mikpritësi dhe organizatori i eventeve kulturore. Ndonëse muzika e dhomës është e vështirë për tu perceptuar, spektatori i saj mbetet i përzgjedhur dhe i kulturuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *