Elbasani vazhdon të jetë një nga zonat më të ndotura në Shqipëri, pavarësisht një përmirësimi të vogël të shënuar vitet e fundit.

 

Lumenjtë dhe kanalet kulluese janë kthyer në vendgrumbullime plehrash. I tillë është edhe përroi i “Manzderes”, i cili përshkon lagjen “5 maji”, duke rënduar ndotjen mjedisore.

 

Qytetarët ankohen se gjatë dimrit niveli i përroit rritet, duke bërë që mbeturinat dhe ujërat e zeza të pushtojnë edhe rrugët e sheshet e tjera.

 

Ekspertët mjedisorë në Elbasan bëjnë apel që Bashkia të merret me pastrimin e kanaleve kulluese, si dhe të vendose para përgjegjësisë të gjithë ata që ndotin lumenjtë dhe përrenjtë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *