Policia e Elbasanit arrestoi ketë të premte një 38-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, i është gjetur në xhep një sasi lënde shpërthyese, tritol. I arrestuari është Xhaferr Deliu. Uniformat blu zbuluan një pako te mbështjellë me natriban brenda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e lidhur me nje mekanizëm shpërthimi. Policia thotë se bomba artizanale ishte e montuar dhe bere gati. Policia po heton për te zbardhur se per çfarë do te përdorej lënda eksplozivi. Eksperteve u kane lindur dyshime pe kryerjen e nje krimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *