Subscribe

Për 5 ditë të gjitha seancat gjyqësore në Elbasan do të bojkotohen.

 

Vendimi është marrë nga avokatët e dhomës së avokatisë në Elbasan, në shenjë proteste për vrasjen e kolegut te tyre Ravik Gurra.

 

Avokatet i kanë lënë 5 ditë kohë organeve të drejtësisë që të reagojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autoreve.

 

Henirieta Fortuzi një nga koleget e Ravik Gurres leshoi alarmin se jeta e avokateve është e rrezikuar.

 

Ravik Gurra, i njohur për mbrojtjen e tij në proceset ndaj Emiljano Shullazit apo fisit Çapja, u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit mbrëmjen e së premtes.

 

Ai ndodhej ne një lokal kur autori u afrua dhe e qelli me pistolete duke e lenë te vrare. Pas ngjarjes se rende policia gjeti të djegur një makina qe dyshohet se u përdor nga ekzekutori dhe bashkëpunëtoret e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *