Subscribe

6 muaj nga vrasja e 35-vjeçarit Nard Polia, në fshatin Grudë e re në Shkodër, policia ka arritur të vërë në pranga autorin e krimit.

 

Kristjan Sulaj personi i akuzuar për vrasjen me armë zjarri të Ferdinand Polisë në datë 20 mars të këtij viti është arrestuar në Danimarkë.

 

27-vjeçari nga Shkodra ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit mars dhe është prangosur në Kopenhagen.

 

Këtë të premte ai është ekstraduar në Tiranë për t’u përballur me akuzat.

 

I riu akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim të Policë, i njohur ndryshe edhe si Nardi i Bujtinave. Për të njëjtën ngjarje janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.

 

Ferdinand Polia u ekzekutua pasditen e 20 Marsit në një pritë që iu bë në afërsi të një servisi ku kishte çuar automjetin e tij tip fuoristradë për ta lyer. E kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 35-vjeçarit

 

Polia njihej edhe si një nga njerëzit më aktiv në mbrojtjen e alpeve shqiptare, ndërsa punonte si inspektor i administratës se zonave te mbrojtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *