Besmir Toja është 36-vjeçari shqiptar që u arrestua dy ditë më parë nga policia italiane.
Ai akuzohet për vrasjen me thikë të një 36-vjeçari rumun para pesë vitesh, pra në 2020. Ai e sulmoi me thikë 30 herë pas shpine.
Lexo edhe :
Related Posts
Besmir Toja ishte shpallur në kërkim pas identifikimit nëpërmjet gjurmëve dhe pamjeve filmike. Ai ishte arratisur nga Italia pas krimit për të mos rënë në pranga, por u rikthye në Fermo për shkak të problemeve shëndetësore dhe familjare, shkruajnë mediat e huaja.
Toja është dënuar në mungesë me gati 23 vite burg për vrasje me dashje . Në qershor, dy vjet më parë, Gjykata e Assizes e Macerata e shpalli atë fajtor për vrasjen e Mihaita Radu, me origjinë rumune, i gjetur i vdekur në fshatin Porto Sant’Elpidio.
Besmiri, i njohur nga organet e zbatimit të ligjit për krime pronësie dhe trafik droge, dyshohet se vrau viktimën për konflikte të pazgjidhura për trafik droge. Mihaita Radu, në mëngjesin e 17 shkurtit 2020, u gjet i pajetë pas një raportimi nga një banor.
/vizionplus.tv