Subscribe

Banorët e fshatit Gjocaj në Peqin shprehen të tronditur nga vrasja e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa.

 

Ata thanë për mediat se viktima nuk ishte problematik, por përkundrazi, një njeri korrekt.

 

“Viktima ishte çun i mirë shumë. Nuk ishte problematik, ishte korrekt. Autorin nuk e njoh.”

 

Nga ana tjetër, një prej banorëve tha se vrasjet janë kthyer në makth për shqiptarët.

 

“Nuk di gjë nëse kanë patur konflikte. Është ngjarje tronditëse. Shumë e rëndë. Është bërë si program në TV tani kjo punë, kështu po ndodhin ngjarjet në Shqipëri. Vrit këtu e vrit aty. Viktima ishte njeri i mirë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *