I ftuar në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, gazetari Denis Dyrnjaja, lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, u shpreh se ngjarje të tilla do të ketë sërish. Më tej, gazetari paralajmëroi se ky është vetëm fillimi.

“Unë mendoj që në terren ka grupe kriminale që po funksionojnë dhe mendoj se Policia është e pafuqishme për t’i menaxhuar ata. Këto zgjedhje, janë zgjedhjet më të ngarkuara nga pikëpamja kriminale, sepse mosbesimi është në kulmin e vet, palët janë në një paragjykim total të vjedhjes së njëri-tjetrit. Ne nuk masim dot se sa vota po blihen dhe kush po blen më shumë. Po që vota po blihen, ne nuk i mbyllim dot sytë tek ky fakt. Çështja është se pse ne nuk bëjmë dot zgjedhje pa blerë vota, pa shkuar njerëz të armatosur rreth njerëzve të politikës. Zgjedhjet janë një festë politike, ne shkojmë të frustruar politikisht në zgjedhje. Ne e trajtojmë tjetrin si kundërshtar personal. Do kemi prapë ngjarje të tjera, ky është vetëm fillimi, mbajeni mend!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *