Të tjera detaje janë zbardhur nga policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e se enjtes në një lokal në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e Gani Tozaj, 19 vjeç, dhe ka shpallur ne kërkim dy miqtë e tij. Ngjarja e rende ku humbi jetën Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç ndodhi pas një konflikti te çastit, ku autori dhe viktima kishin debatuar pak çaste se te ndodhte vrasja. Viktima akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2001 në Vlorë, kur ishte vetëm 16 vjeç. Për krimin për të cilin u akuzua, Gjioveshaj u dënua me 12 vite burg, por ai u arratis jashtë vendit, duke mos e vuajtur dënimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *