Subscribe

Autoritetet britanike kane ekstraduar ne Shqipëri, Avni Metren, 53-vjecarin nga Burreli qe thuajse prej dy dekadash i kishte shpëtuar arrestimit.

 

Nje investigim i gazetareve te “Daily Mail” vitin e shkuar vuri ne lëvizje policinë vendase, e cila e prangosi shqiptarin e shpallur ne kërkim ndërkombëtar per vrasje te dyfishte.

 

Metra prej 18 vitesh jetonte i pashqetesuar ne Britani, ndonëse ne Shqipëri ishte dënuar qe prej vitit 2001 me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve.

 

Gazetarët e “Daily Mail”, e zbuluan atë dhe e intervistuan ne shtëpi, ndonëse policia nuk e kishte idenë se ku ndodhej shqiptari edhe pse ishte në listën e të kërkuarve nga Interpol.

 

Asokohe ai kishte deklaruar se nuk ishte vrasës dhe se nuk do te largohej nga Anglia. Tashme Metra u ekstradua pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester. Ai jetonte ne Britani me identitet te rreme dhe kishte pasaportë angleze me emrin Avdul Mekra, lindur në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *