Këtë të martë u esktraduan në vendin tonë dy persona të dënuar për vjedhje dhe trafik droge. Aranit Susaj, 38 vjeç u kap në Francë.

 

Ai ishte dënuar në Shkodër në 2010 për vjedhje me dhunë me 8 vite burg. Ndërsa Gjykata e Tropojës i ka hequr lirinë për një vit për falsifikim dokumentesh.

 

Nga ana tjetër, u ekstradua edhe Altin Koci, 46 vjeç. Për të Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte caktuar 8 vite burg në 2016 për trafikim të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *