Subscribe

 

Ai njihet si artisti grabitqar i natyrës. Telajot me nënshkrimin Qamil Grezda na i risjellin çdo herë në vëmendje këtë.

 

Ndikimet historike të pikturës së peizazhit italian të fund shekullit të XIX, që artisti i huazoi falë studimeve që kreu në akademitë e arteve në Firence dhe Romë, rijetëzohen me ekspozitën më të re të Galerisë Kombëtare të Arteve.

 

Koleksioni prej 55 punimesh që ekspozohet, nxjerr nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve edhe 9 vepra. Përmes retrospektivës, por edhe veprave të paekspozuara më parë, publiku do të njohë artin e tij në teknikën e pastelit, por edhe vizatimet në letër apo thasë kafeje, që artisti i realizonte kur nuk mund të siguronte kanavacën.

 

Për publikun do të jenë të prekshme edhe objektet origjinale të vetë artistit si: xhaketa, apo kapelet të cilat mbante kur pikturonte në natyrë, kavaleti, valixhja me penelat e bojërat, ditari vetjak dhe maska në allçi e piktorit fill pas vdekjes së tij.

 

Ekspozita është një dedikim me rastin e 100 vjetorit të lindjes së artistit dhe e pret publikun deri më 10 shtator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *