Shpërthimi i ndodhur me eksploziv në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë Krujë do të sillte pasoja katastrofale për shpërndarjen e energjisë në vend nëse nuk do të dëmtohej vetëm një këmbë.

 

Njësitë speciale të OST aktualisht janë duke ndërhyrë në mënyrë që të shmangin stakimin e kësaj linje pasi në të kundërt I gjithë vendi do të mund të ngelej pa energji.

 

Kjo për faktin se flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë janë 50% e konsumit në gjithë vendin.

 

Ndërkohë, duke u ndalur tek rasti në fjalë Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kryer edhe veprimet e para proceduriale në organet e drejtësisë, me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë.

 

Por teksa OST ka denoncuar rastin, nga ana tjetër policia ka bërë me dije se ende nuk dihet se kur mund të jetë kryer sulmi me eksploziv.

 

Sipas policisë rasti i sulmit me eskploziv i shtyllës së tensionit të lartë karakterizohet tek rastet terroriste dhe se do të merren masa ndaj përgjegjësve të sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *