Ndërsa rastet me COVID-19 rriten midis të rinjve në Shtetet e Bashkuara, ka pasur debate rreth asaj se a mund të krijohet një imunitet natyror i popullatës, pasi ende nuk ka një vaksinë.

Por shkencëtari William Haseltine tha se koronavirusi ka një natyrë shumë komplekse.

“Ky nuk është një virus standard që gjithë popullata mund të fitojë imunitet dalë-ngadalë. Çdo vit, koronaviruset kthehen për të na dhënë ftohje. Nëse ju keni një nga këto koronaviruse, ajo mund të shkaktojë të njëjtën sëmundje një vit më vonë. Ne dimë nga studimet që ju thjesht mund të shikoni imunitetin duke u zbehur gjatë një periudhe dy-mujore. Nuk zhduket, por zbehet për këtë periudhë të shkurtër. Kështu që nuk ka asgjë të tillë si imuniteti i popullatës. Është thjesht një fantazi. Ndodh për disa viruse. Por nuk duket sikur do të ndodhë për këtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *