Subscribe

Një vendim surprizë dhe klientelist e ka cilësuar ambientalisti Lavdosh Ferruni vendimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për të ndërtuar në zonën e Spitallës një uzinë Ferrokromi.

 

Sipas tij është e pamundur që në një vend bregdetar të zhvillohet industria e rëndë. Për Ferrunin kjo vendimmarrje është një gafë që duhet të korrigjohet.

 

Sipas ekspertëve, Shqipëria është e papërgatitur për të zhvilluar dhe menaxhuar industri të tilla ndotëse. Ferruni shpjegon edhe efektet që do të ketë në shëndetin e njerëzve përreth në rast të zhvillimit të këtij projekti.

 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shpallur fituesin qe do të marrë me koncesion 100 ha tokë në zonën e Spitalles, për 99 vjet. Projekti i kompanisë fituese parashikon ndërtimin e  një uzinë të pasurimit të ferrokromit. Shkaku i miratimit të këtij projekti duket se është pasurimi i disa individëve, në dëm të ambientit njerëzve përreth, duke skualifikuar projekte të tjera serioze.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *