Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të jetë zhdukur qëllimisht për tri javë për të kuptuar nëse kishte tradhtarë pranë vetes dhe njerëz që dëshirojnë karrigen e pushtetit.

Sipas ekspertëve, diktatori mund të ketë qenë duke përdorur këtë metodë për të parë reagimin e njerëzve.

“Sky News Australia” pretendon se Kim, 36 vjeç, me dashje mund të ketë nxjerrë fjalë sikur ka vdekur duke u zhdukur për 20 ditë për të ditur nëse ka nga ata që dëshirojnë largimin e tij.

“Ai vendosi ta bënte këtë, të linte zërat të qarkullonin për ca ditë dhe të shihte se kush do të përpiqej të merrte pushtetin pas ‘vdekjes’. Unë mendoj se së shpejti do të shohim disa spastrime në Korenë e Veriut”, tha eksperti James Morrow.

Kim Jong Un u zhduk për tre javë dhe nuk pati asnjë dalje mediaike gjatë kësaj kohe. Kjo ishte një periudhë jashtëzakonisht e gjatë mungese për diktatorin korean.

Gjatë kësaj kohe pati shumë spekulime, disa thanë se ai kishte vdekur, të tjerë se ishte sëmurë rëndë pas një operacioni në zemër. Por Kim Jong Un u shfaq pas tre javësh duke prerë shiritin e një fabrike plehrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *