Subscribe

Zhdukja në rrethana misterioze e biznesmenit italian, Davide Pecorelli ka vënë në lëvizje autoritetet italiane. Një grup hetuesish ka mbërritur këtë të mërkurë në vendin tonë. Ata kanë udhëtuar drejt Pukës ku kanë parë nga afër makinën e djegur të marrë me qira nga 45-vjeçari Davide Pecorelli si dhe vendin ku ajo u gjet.

 

Ardhja e hetuesve ishte paralajmëruar më herët dhe nga mediat italiane. Mësohet se pas inspektimeve ata kane biseduar me autoritetet shqiptare lidhur me këtë ngjarje.

 

Davide Pecorelli mbërriti në Shqipëri në fillim të muajit janar për të investuar në fushën e hoteleri turizmit, por humbi kontaktet me të afërmit pak ditë më pas.

 

Sipërmarrësi italian ndodhej prej datës 4 janar në Pukë. Ai kishte prenontuar në një hotel për tre ditë, por në datë 6 nuk u paraqit për të fjetur. Automjeti tip skoda, të cilin kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur në 8 janar në rrugën Gjegjan–Reps.

 

Hetuesit gjetën në mjetin e djegur eshtra si dhe sende të tjera, të cilat dyshohet se i përkasin  biznesmenit. Mbetjet e trupit u dërguan për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *