Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë  hynë në Institutin e Virologjisë Wuhan si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit. Instituti ka disa laboratorë të sigurisë së lartë, ku studiuesit po punojnë për koronavirusin. Ekipi tha se ka patur akses në “të dhëna të pazbuluara më parë” që mund të na “çojnw diku” në zbulimin e origjinës së Sars-CoV2.

 

“Ne po shohim të dhëna të reja, të mira, janë gjëra shumë të vlefshme që kanë filluar të na ndihmojnë të shohim në drejtimin e duhur”, tha anëtari i grupit Dr Peter Daszak.

 

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar vazhdimisht Institutin në Wuhan për përhapjen e virusit që shkaktoi pandeminë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *