Subscribe

Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj rrefeu per Vizion Plus perplasjet me homologun e tij Edi Rama si dhe me presidentin Hashim Thaci gjate samitit te Berlinit. Ne intervisten per Vizion Plus shefi i qeverise kosovare tha se Rama e Thaci e lane vetem duke kerkuar pezullimin e takses. Sipas Haradinajtm shqiptaret duhet te kene nje qendrim te unifikuar sa i takon dialogut e mareveshjes perfundimtare me Serbine.

 

Me poshtë pjesa e parë e intervistës me gazetarin Thimi Samarxhiu e fokusuar tek debatet që prodhoi mes lidereve të Shqiperisë dhe Kosovës, post Samiti I Berlinit.

 

Gazetari: Zoti kryeministër, faleminderit që gjetët kohën këto ditë të tejmbushura me aktivitete si në Kosovë por edhe jashtë Kosovës. Ne media është folur shumë, janë hedhur shumë teza e shumë hipoteza, janë thënë e stërthenë shumë gjëra lidhur me samitin e Berlinit. Cfare ndodhi aty realisht?

 

Haradinaj: Faleminderit që keni ardhur në Prishtinë për intervistë. Ka raste që edhe vij në Tiranë e kam dëshirë të jem me bashkëkombasit e bashkëqytetarët dhe të kem mundësi me i shpjegu proceset këtu në Kosovë. Samiti I Berlinit për mua ka qenë një sukses I madh, i jashtëzakonshëm. Mendoj se është një ndër ngjarjet më të mira që ka ndodhur për faktin se për një kohë dialogu ka qenë në përgjëegjësinë e zonjës Mogherini e cila e ka devijuar këtë dialog nga qëllimi I tij, arritja e marrëveshjes për njohje mes Serbisë e Kosovës, njohje reciproke në kufijtë ekzistues, në parime të ditura të njohjes reciproke, e ka devijuar në një diskutim qoftë edhe publik për territore dhe për kufij që do ta rrezikonte Kosovën,  njëkohësisht do të mundte me e nxjerr Kosovën nga vendimi I GJND, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e kësisoj do të ishte një humbje e parikthyeshme në planin  e të drejtës ndërkombëtare për vendin tonë, për Kosovën. Dhe fakti se ndodhi Samiti I Berlinit dhe cështejn Kosovë Serbi e kanë marrë një kompetencë udhëheqësit më të fuqishëm europianë, në këtë rast kancelarja Merkel e presidenti Macron. Ky është një lehtësim për mua dhe për plot prej nesh që kemi qënë të frikësuar se do të na ndodhë një befasi e keqe në një marrëveshje për territore.

 

Gazetari: U fol lidhur me një debat që keni pasur me kryeministrin Edi Rama. Si është evërteta?

 

Haradinaj:Edi është vëllai imi, ashtu sic janë motra e vëllezërit e mi të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë. Në këtë samit pra fokusimi ishte kryesisht të marrëdhënia Kosovë-Serbi, dhe çdo diskutim ishte ballafaqim i argumenteve të Kosovës me të Serbisë, që nënkupton që kërkesa e kancelares Merkel dhe presidentit Macron për të pezulluar taksën si lehtësim, si gjest për të ndodhur një klimë më e mirë mes Kosvës e Serbisë në prezencë të udhëheqjes serbe, për mua ishte e papranueshme sepse unë pranoja një kusht të Beogradit zyrtar për dialog nga një popull që është viktimë.Unë kam shkuar në Berlin në 27 prill kur ka qenë edhe përvjetori i masakrës së Mejes, prej aty kam shkuar në Berlin. Këtë ia kam shpjeguar kancelares Merkel dhe presidentit Macron edhe në prezencë të udhëheqësve serb. Do të ishte e logjikshme që qendrimi, nëse jo tjetër i presidentit Thaci dhe i kryeministrit Rama të jetë në indiferencë, ose  të ishte thjesht dialog pa kushte. Haradinaj ka të drejt, kaq. Pse kur ështe një diskutim mes Kosovës e Serbisë, kuptohet me kërkesën e udhëheqësve të respektuar për dicka që ishte kërkesë e Serbisë, pse dy udhëheqësit shqiptarë të jenë tolerant?! Këtë e kam shpjeguar, për shkak se kjo është në dorën time. Unë nuk e gjykoj si të gabuar qasjen e tyre, por unë nuk mund ta mbroj të drejtën e Kosovës kur ke humbje të energjive. Më mirë te jemi bllok, ne shqiptarët, kushdo qoftë. Ky është drejtimi ynë dhe ne duhet te kemi qëndrim unik. Këtë e kam shpjeguar jo me dëshirën për të krijuar debate, por është e vërtetë dhe unë këtë kam shpjeguar.

 

Gazetari: Para se të niste takimi, pati një takim me ju me presidentin Thacci dhe kryeministrin Edi Rama?

 

Haradinaj: Në diskutimet zyrtare, formale, unë s’kam vërejtje në diskutimet e presidentit Thaci apo të Kryeminsitrit Rama. Për këtë pjesë flas ka pas mospërputhje, është e vërtetë. Nuk mendoj që duhet të mos guxojmë ne të paraqesim një të vërtetë të tillë para qytetarëve tanë, bashkëkombasve tanë kudo që janë, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, edhe gjetiu.

 

Gazetari: Për të qenë transparent, çfarë ju tha kryeministri Rama pas batutave që kanë qarkulluar?

 

Haradinaj: Unë kam pas një pozicion të rëndë per te mbrojtur. Në pjesën e diskutimeve mes dy tryezave që ka zgjat mbi një orë, ka qenë një pozicion shumë i vështirë i imi, dhe kam qenë I vetëm, krejtësisht I vetëm në çështjen e mospezullimit të tarifës. Nuk kam pas disponim më vonë pas presioneve të ndërkombëtarëve. Duhet ta kuptojnë që kjo është e tepërt, edhe unë jam njeri dhe kam 2 të drejta, përfaqësoj diçka. Duhet të tregohet kujdes dhe respekt, megjithatë unë besoj se nuk kam bërë gabim. Fakti që kam shpjeguar këtë gjendje, nuk ka qenë vetëm për të kush eshte me i mire, por për të sqaruar se duhet të tregohet kujdes. Unë e kam një arsye pse nuk po e pezulloj taksën.

 

Gazetari: A komunikuat më pas me kryeministrin Rama?

 

Po ne kemi pas komunikim, kemi dhe do të kemi. Kryeministri I Shqipërisë gjithë jetën time për mua do të jetë i respektuar. Por qëndrimi në tema të interesit nacional, është e drejtë e secilit prej nesh, jo vetëm me kryeministrin e Kosovës, por edhe një qytetar I thjeshtë në Shqipëri ka të drejtë të ketë një qëndrim. Jemi njerëz të lirë. Unë kam dëshirë që të mos i lëndoj marrëdhëniet mes bashkëkombasve tanë sepse kemi marrëdhënie shumë të mira dhe duhet t’i forcojmë, por nuk më pengon kurrë kur është në interesin nacional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *