Gjimnazi “Ali Demi” në Vlorë vijon të nxjerrë vit pas viti gjimnazistë ekselentë në fusha të ndryshme. Shkencat ekzakte dhe teknologjiaa e informacioni, kanë triumfuar edhe këtë herë në olimpiadën kombëtare.
Jamarbër Rushitaj ndënësi që triumfon për të 5-tin vit radhazi në matematikë, Emilio Pulaj në informatikë dhe Sara Brakaj në fizikë, janë vetëm 3 nga 7 më të mirët e qytetit të vlorës në rang kombëtar.
Për ta, ska asgjë të veçantë e të vështirë, ata thjesht studiojnë,ndërsa duket se garën e kanë me veten.
Të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre,mbi të gjitha në Shqipëri,duke treguar se niveli akademik, edhe këtu ka cilësi.
Ndërkohë si në gjithë vendin,edhe në Vlorë është zhvilluar Festivali i Shkencës, ku në zyrat vebdore arsimore Vlorë-Himarë, kanë marrë pjesë 20 shkolla, me nxënës të klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta.Festivali, sipas organizatorëve,synon të nxisë nxënësit në të menduarin shkencor./vizionplus.tv





