Subscribe

Sikundër pritej ekonomia në fillim të 2020 hyri në një territor negativ, si rezultat i efekteve të post tërmetit, por edhe mbylljes së bizneseve në gjysmën e dytë të muajit mars nga pandemia.

Instituti i statistikave raporton se gjatë muajve Janar-Mars ekonomia ra me 2.52%  në krahasim me njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektorët me rënien më të madhe është ndërtimi, i cili shënoi një frenim pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa sektori i dytë me problem ishte ai i tregtisë, transporti si dhe akomodimi. Rënia në këtë sektor i atribuohet kryesisht efekteve të pandemisë gjatë muajit mars.  

I vetmi sektor me ecuri pozitive është ai i bujqësisë si dhe aktiviteti i pasurive të patundshme, ku pas tërmetit pati një interes të shtuar drejt agjentëve imobiliarë për të ndryshuar shtëpi.

Treguesi i prodhimit të brendshëm bruto për këtë fillim viti është sinjali i parë që ekonomia gjatë 2020 do të shënojë rënie më të madhe, ku parashikimet më optimistet janë për -5% ndërsa ato pesimistet  për -9%. 

Qeveria pritet që këto skenar t’i parashikojë në buxhetin e shteti për këtë vit. Rishikimi synon reflektimin e efekteve negative që po jep kriza në të ardhurat si dhe financimin e ekonomisë me borxhin e siguruar në tregjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *