Subscribe

Ligji i ri i fiskalizimit do të hyjë në fuqi nga muaji shtator i vitit të ardhshëm, duke i lënë më shumë kohë bizneseve që të informohen mbi procedurat e reja. Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën e raportimit të xhiros. Ndërkohë bizneseve te vogla me xhiro deri në 2 milion lekë do ti ofrohet falas ky proces nga ana e administratës tatimore.

 

Bizneset me xhiro deri në 2 mln lekë do të kenë akses të veçantë në tatime me qëllim që procesi të mos jetë barrë për ta. Por kemi vendosur që të kenë vetëm 350 fatura në vit, pra një në ditë.- thotë zv/ministri Elton Harxhi.

 

Ju nuk keni pse ta kufizoni biznesin vetëm me një faturë në ditë, pasi ai mund të gjenerojë dy apo më shumë të tilla çdo ndodhi me faturat e tjera? Ndaj komisioni do të vendosë që mos të ketë limite pasi kemi të bëjmë me biznese të vogla që më shumti janë vetëpunësuar.-tha Ahmetaj.

 

Procesi i fiskalizimit është paralajmëruar nga shoqëritë që operojnë në fushën e teknologjisë do të ketë kosto të shtuar për biznesin, por kjo mbetet për tu parë se si do të reagojë tregu lidhur me shërbimet e reja që do të nevojiten për të zbatuar në praktikë sistemin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *