Subscribe

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus parashikimin e Horoskopit për javën

Sot kemi Mërkurin në hyrje shumë të bukur dhe pozitive me Jupiterin te binjakët. Është e pamundur që gjithsecili të mos dëshirojë të ndajë me njëri-tjetrin biseda të këndshme, plane të gëzuara.

Hyrja tjetër e rëndësishme është trekëndore e Venusit me Uranin.

Gjatë javës do bie në sy tendenca për të folur dhe për të dsikutuar për ekonominë. Në disa momente do jenë pozitive e në disa të tjera me paqartësi.

Çështjet e zonave të nxehta do të jenë gjithashtu një temë prezente. Faktori i të papriturës në aspektin individual do jetë dominant.

Dashi
Me një humor që nis shumë mirë sot. Pavarësisht ditës së lindjes, diçka në lidhje me xhepin e tyre, lajme mbi ekonominë do zbukurojnë shumë humorin nga sot deri të mërkurën. Të mërkurën kanë një tendencë për të qenë selektiv, me kë do rrinë. Kjo i bën ta ndjejnë veten më serioz se zakonisht. Kanë një maturin në mënyrën si do i ndajnë gjërat. Në çështjet e zemrës duhet të jenë të kujdesshëm, pasi ky uran ka të bëjë me pjesën e shpirtit. Mos riskoni.

Demi
Urani është aty në një hyrje shumë të bukur me Venusin. Në rastin e dashit ka të bëjë me lajme që i përkasin profesionit dhe zgjerimit ekonomik. Përveç optimizmit dhe projektimit pozitiv, ka të bëjë me çështje praktike. Urani është shumë i rëndësishëm. për Demat. Propozime pune të papritura duhet të jenë më të hapur t’i dëgjojnë dhe të riskojnë. Lërnini pasiguritë mënjanë.

Binjakët
Një lajm i gëzuar i jep shijë shumë të mirë javës. Por paqartësitë emocionale janë prezente. Mërkuri futet te ata, e kanë të gjithë mundësinë, shansin dhe predispozitën të ndihmohen nga fati për të qenë të lumtur. Drejt fundjavës qartësimi emocional do jetë domosdoshmëri.

Gaforrja
Tematika e javës ka të bëjë me çësthje që i përkasin ekonomisë. Pavarësisht se çfarë lajmesh keni, të mira apo të vështira, është mirë të mos i ndani këto lajme me të tjerët. Pas të mërkurës do kthjelloheni dhe do rezultojë shumë më e mirë se çfarë mendoni. Dominon pjesa e fantazisë, imagjinatës, pozitivitetit. Ka ngjyra të bukura java.

Luani
Mërkuri është te Luanët në hyrje fantastike me këtë Juptier. Për mbylljen e një çështje që e kanë patur problem të paktën 2 muajt e fundit. Sot me hënën te vetja duket sikur iu a thjeshtëson të qenurit në qendër të vëmendjes, në ndjesinë më të bukur. Nga e mërkura nis një javë me lehtësi, sikur kanë hequr diçka shumë të rëndë nga kurrizi. Nesër nga dreka dhe të mërkurën kujdes se çfarë firmosni. Pasi nga entuziazmi mund të nxitoheni.

Virgjëresha
Ndryshim i atmosferës në ambjentet e punës. Mërkuri është planeti i tyre drejtues. Mbyll një fazë me shumë pikpyetje në lidhje me punën dhe hap një periudhë që do shoqërohet me gëzim dhe me entuziasëm. Individët me të cilët bashkëpunojnë kanë një tendencë për të qenë shumë të hapur dhe ndihmues. Jupiteri duket sikur për të lindurit në 10 ditëshin e parë të Virgjëresha, ka një “as” shumë të bukur për ta.

Peshorja
E kanë situatën totalisht në kontroll. Dini çfarë ka rutina juaj dhe çfarë ka xhepi juaj. Të qenurit mirë nga ajo që kërkoni nga rutina juaj bën që ta shpërndani lehtësisht pozitivitetin. Beqarët e peshores kanë një periudhë që marrin maksimumin.

Akrepat
Ndryshimet janë në territorin e punës. Në mënyrën si bashkëveprojnë. Mund të ketë një zgjidhje nga nuk e presin, për çështje të profesionit ose ekonomisë. Nesër në mëngjes, me laps në dorë t’i japin zgjidhje problemeve dhe t’i lënë pas.

Shigjetari
Hëna ka të bëjë me ndryshimin për ta. Jupiteri ballë për ballë i sjell lajme shumë të mira nga njerëz që i duan shumë. Ndarja e lajmeve të gëzuara i bën që të lehtësojë shumë atmosferën. Udhëtime të bukura dhe ata që presin lajme në lidhje me shkresa do kenë dutë të mira.

Bricjapi
Benefiti i parë i kësaj jave nis pikërisht sot. Në mënyrën si ndihen në ambjentin e punës. Duket sikur zgjidhjin ose qartësojnë diçka shumë të rëndësishme. Largohet diçka që i ka munduar prej kohësh. Hyrjet e Venusit dhe Uranit janë shumë të favorshme për Bricjapin në aspektin romantik. Bricjapët beqar ta gëzojnë këtë javë, sepse flirtet për ta janë të pakta dhe tani kanë momentin.

Ujori
Zgjidhet një çështje që i përket familjes. Jeta sociale është çështja e dytë që mbush këtë javë. Vazhdon periudha që duhet të jenë të hapur në propozime pune apo bashkëpunimi.

Peshqit
Një javë e ngrohtë. Nga nesër do kenë sigurinë që kërkojnë. Shtëpia, familja, trupi janë tre drejtimet me të cilat peshqit do lehtësohen apo do gëzohen gjatë kësaj jave./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *