Ekonomia shqiptare po vuan ende pasojat e pandemisë, kryesisht në konsumin e dobët, në investime,  punësim dhe rritje të borxhit publik.

 

Por disa tregues kryesorë tashmë kanë marrë një kthese drejt përmirësimit.

 

Ky ka qenë qëndrimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore Genti Sejko gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e FMN.  Diskutimet u fokusuan edhe në rimëkëmbjen afatmesme të ekonomisë.

 

Sejko u shpreh se stimuli monetar i ofruar nga banka qendrore garantoi funksionimin normal të tregjeve duke nxitur më tej kreditimin.

 

Ndërsa zyrtaret e fmn vlerësuan politikën e ndjekur nga banka, e cila i ka shërbyer nxitjes së konsumit dhe investimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *