Subscribe

Sikundër pritej, në tremujorin e dytë ekonomia shqiptare shënoi rëniën më të fortë në 20 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga instituti I statistikave, ekonomia ra me 10.2% krahasuar me të njëjtin tremujorë të një viti më parë, kohë e cila përkon me muajt e izolimit mars, prill, maj.

Të gjithë sektorët kanë rezultuar me rënie. Tkurrjen më të fortë e ka shënuar tregtia, transporti dhe akomodimi me 26.3%, pasuar nga aktivitetet  financiare dhe sigurimit, si dhe industria nxjerrëse.

Të vetmit sektorë që kanë përformuar mirë janë bujqësia si dhe aktiviteti I pasurive të patundshme ku shit-blerja e banesave duket se nuk janë ndalur edhe gjatë kohës së izolimit. Rritja në sektorin e pasurive të patundshme lidhet me efektet e tërmetit ku shumë individë vendosën të investojnë në banesa më të sigurta.

Pritshmëritë për tremujorin pasardhës mbeten ende në territor negativ, edhe pse në muajin korrik nisi sezon turistik I cili shërbeu sadopak si oksigjen për sektorin dhe ekonominë në tërësi. Parashikimet e insitucioneve ndërkombëtare mbeten ende shumë pesimiste  për recesionin e fortë  që do të pësojë ekonomia përgjatë gjithë vitit.

E gjithë kjo situatë pritet të ndryshojë nga viti ardhshëm ku procesi rindërtimit do të shënojë një kthesë pozitive në ekonominë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *