Ndërsa na ndajnë 7 ditë nga procesi i votimit, kandidatja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi e shikon plot entuziazëm atmosferën elektorale në qarkun e Durrësit.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ekonomi nuk e vendos në diskutim që PS do të marrë 8 mandate në këtë qark.

“E shikoj shumë entuziaste, në tre bashkitë e qarkut ka energji pozitive. Njerëzit besojnë se vendosmëria e PS ka qenë shumë e paepur. Situata më duket shumë optimiste. Është e padiskutuar që ne marrim 8. Mund të ketë mundësi edhe për më teper, e vë re nga ajo që ne kemi bërë në Durrës e Shijak.”

E pyetur se cili do të jetë fokusi i fushatës në këto ditë që kanë mbetur, Ekonomi theksoi:

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë takime me ato që janë votues për herë të parë. Me bizneset, komunitetet e rindërtimit, me pensionistët, fermerët etj.  Padyshim për ne është e rëndësishmë që të takojmë edhe ata që janë mbështetësit tanë.”

Ndërkohë, la një koment edhe për patronazhistët, të cilët i konsideroi figura të rëndësishme.

“Unë mendoj që është mënyra e organizimit të PS dhe nk besoj që patronazhisti është një koncept që nuk ekziston në partitë e tjera. Më duket se është beteja e humbësit. Unë mendoj që patronazhistët janë figura të rëndësishme të lëvizjeve politike për të gjithë partitë, sepse partitë punojnë në mënyrë kapilare. Janë anëtarë dhe mendojnë se ka individë të tjerë që mendojnë se mund t’i bashkohen PS në territor.”

Sa i përket denoncimeve dhe pretendimeve nga kampi rival për përpjekje për manipulime, Ekonomi i quajti akuza të pabaza.

“Ia morëm dorën këtyre gjërave, sa herë ka zgjedhje, fillojnë akuzat. E shoh si pjesë të strategjisë së humbësit, janë të pabaza. Kemi punuar fort këto katër vite. PS në këto katër vite qeverisje ka pasur një nga qeverisjet me të vështira në 30-vjeçarin e demokracisë; ndodhën dy goditje të mëdha, opozita la parlamentin. Të gjithë ata që morën ndihmë për tërmetin apo vaksinimin, për ne nuk kishte rëndësi fare se nga cili kamp politik vjen, ne duam t’i japim shërbimin e meritura qytetarëve të secilit qark.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *