Subscribe

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se qeveria refuzoi të publikonte raportin e “Standard and Poors”, pasi tregonte gjendje e mjerueshme të ekonomisë në Shqipëri.

 

Sipas saj, raporti evidenton edhe një herë problemet më akute të ekonomisë sonë. Borxhi i lartë i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit, por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre është një tregues i mazhorancës, shprehet Tabaku.

 

“Viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë, ashtu si dhe 6 vitet e fundit. Konsumi në nivlet më të ulëta në vite, 49 përqind e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e mungurara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset. Këto tregues janë domethënës të filozofisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP.

 

Ndër të tjera, ish-deputetja theksoi se raporti është një dëshmi që tregon se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Duke iu referuar raportit, Tabaku tha se rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të që po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme.

 

“Ajo që e rrezikon tanimë Shqipëri është  fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë. Siç është paralajmëruar edhe nga opozita kjo Koorporatë nuk ka për qëllim mirëqenien e shqiptarëve por vetëm të disa individëve që nuk prodhojnë dhe as ndihmojnë ekonominë, por, që vetëm centralizojnë pushtete dhe prona në pak duar. Me një rritje ekonomike të dobët, me një nivel të lartë të borxhit, me një sistem të atrofizuar dhe mbi të gjitha me rreziqet e PPP-ve dhe Korporatës së Investimeve. Shqipëria e 2020 do të jetë një vend më i zymtë dhe më i varfër, jo sepse Shqipëria nuk ka mundësi, jo sepse shqiptarët janë të pazotë. Por, sepse qeveria sot nuk është e shqiptarëve por e oligarkëve dhe bandave që përfaqësohen në parlament.”

 

Në mbyllje të deklaratës, Tabaku i sheh zgjedhjet e parakohshme sit ë vetmen rrugë për të dalë nga kriza.

 

“Zgjedhje të parakohshme, politika fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Kontroll i borxhit dhe luftë të pakomrpomistë ndaj PPP-ve dhe Korporatës së Oligarkëve si dhe borxhit të fshehur që ato prodhojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *