Të paktën 235 persona janë vrarë në një sulm me bombë dhe armë në një xhami ne Sinai të Egjiptit. Më shumë se 120 të tjerë raportohen të plagosur.

 

Sipas policisë, persona që lëviznin me 4 automjete hapën zjarr mbi besimtarët gjatë predikimit të ditës së premte, e pastaj përdorën edhe eksploziv.

 

Nuk dihet ende se kush qëndron pas ngjarjes së rëndë, por vitet e fundit Egjipti po lufton me një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga 2013-ta, pas përmbysjes së presidentit Mohammed Morsi nga ushtria.

 

Ne Sinai ka pasur sulme te vazhdueshme por ky është me i rendi. Mendohet se në shënjestër kanë qenë forcat e sigurisë që po faleshin në xhami.

 

Shefi i Lidhjes Arabe Ahmed Aboul Gheit e dënoi sulmin si një “krim të tmerrshëm. Ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti një veprim frikacakësh” dhe shtoi se bota nuk duhet ta tolerojë terrorizmin dhe as ideologjitë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *