Vendimi i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit me 0.5% pritet të japë dy efekte pozitive. Sipas ekspertit të ekonomisë Arjan Kadareja, kjo masë do të ndihmojë qeverinë të financojë paketën e ndihmës ekonomike me një një kosto edhe më të lirë.

 

Nga ana tjetër, ky vendim do të bëjë që bankat të japin kredi për bizneset me normë interesi më të lirë, çka do t’i ndihmojë sipërmarjet me likuiditet për të kaluar situatën aktuale.

 

Një ditë më parë, Guvernatori Sejko tha se reduktimi i normës së interesit është një masë për të financuar ekonominë, e cila sikur të mos mjaftonte nga efektet e termetit tashmë është e paralizuar edhe nga pandemia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *