Franca ka tashmë edhe kryeministrin e ri. Një ditë pasi bëri betimin si president, Emmanuel Macron ka emëruar kreun e qeverisë, 46-vjeçarin, Edouard Philippe, kryebashkiak i qytetit Havre. Përzgjedhja e një anëtari të partisë Republikane, shihet si përpjekje për të përfshirë në qeveri figura kyçe të së majtës dhe të djathtës.

 

Njoftimi erdhi në një ditë të ngjeshur pune për Macron, që takohet edhe me kancelaren gjermane Merkel në Berlin. Philippe shihet si i afërt me ish-kryeministrin republikan Alain Juppe, që ishte i dyti në garën mes republikanëve në nëntor 2016, prej nga doli kandidat për president Fillon.

 

Macron përballet me zgjedhje parlamentare muajin e ardhshëm dhe do t’i duhet edhe mbështetja e qendrës së djathtë për të vijuar me planin e reformave ekonomike. Macron më herët kishte shkruar në Twitter se mund të zgjidhte një grua kryeministre, çka ka sjellë edhe zhgënjim nga komentuesit në rrjetet sociale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *