Pas një periudhe të vështirë për shkak të humbjes së bashkëshortit, Edlira Çepani është rikthyer me vendosmëri në aktivitetet e saj si trajnere dhe mentore.
Gjatë një vizite në Kishinau, Moldavi, ajo zhvilloi trajnime me të rinj nga tri shtete të Europës Lindore, duke ndarë me ta përvojën e saj dhe duke i motivuar për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të mirë.
Lexo edhe :
Related Posts
Çepani shprehu admirimin për këmbënguljen dhe forcën e këtyre të rinjve, të cilët, pavarësisht sfidave të përditshme dhe pasojave të konflikteve, përfshirë luftën në Ukrainë, nuk dorëzohen përballë vështirësive.
Postimi:
Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë!









