Subscribe

Gjigandi i ndërtimit në Shqipëri, Edil Al vlerësohet me çmimin Superbrand, si një nga kompanitë që ka sjellë projektin më cilësor të vitit në fushën e turizmit dhe infrastrukturës.

 

Resorti San Pietro pranë gjirit të Lalzit është projekti që i dha çmimin si kompania më e mirë e ndërtimit nga rrjeti ndërkombëtar Superbrands.

 

Ceremonia për çmimet SuperBrands bëri bashkë në një mbrëmje kompanitë më të mira që operojnë sot në tregun shqiptar, duke vlerësuar së pari produktet vendase dhe investimet e reja Te realizuara gjatë 2017-ës.

 

Edhe pse një filial i ri në Shqipëri, Sokol Fuga, përfaqësuesi për Shqipërinë i SuperBrands premton se ashtu sikurse edhe në botë, do ta kthejë në traditë këtë ceremoni vlerësuese për kompanitë vendase.

 

Dhënia e çmimeve konsiderohet jo thjesht si një vlerësim për firmat shqiptare, por edhe si një nxitje për realizimin e projekteve ambicioze konkurruese në rajon e më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *