Subscribe

Edicioni i 24 i panairit të librit hapi dyert për të pritur lexuesit. Këtë vit vihet re një numer më i vogël i shtëpive botuese që marrin pjesë, por titujt e rinj janë të shumtë. Panairi do të zhvillohet nën masat anticovid.

Më shumë botime të reja e më pak shtëpi botuese për shkak të pandemisë sjell panairi i 24 i librit, në Pallatin e Kongreseve. Duke filluar nga kjo e mërkurë, lexuesit do të njihen me qindra tituj të autorëve shqiptare e të huaj, të cilët vijnë edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi.

PETRIT YMERI
KRYETAR I SHOQATES SE BOTUESVE
“Qëllimi ynë janë lexuesit, të cilët janë objekti dhe subjekti i të gjithë punës sonë. Ne jemi të bindur që me lexim, me libra, me kulturë, Shqipëria do të shkojë përpara. Ne jemi të bindur që rruga e vetme është kultura, leximi, libri i cili shërben dhe është i domosdoshëm më shumë se çdo lloj restaurimi tjetër.”
Ky panair rikthehet fizikisht pas një viti mungesë. Por eventi më i madh që i kushtohet librit do të zhvillohet nën masat anticovid

 

VOX POP

“Isha pak në dyshime nëse do bëhej, apo jo panairi i librit për shkak dhe të pandemisë por shyqyr që u bë sepse kishte dy vjet dhe për këto dy vjet kanë dalë shumë tituj të rinj, dhje për këtë jam shumë e lumtur.”

“Nuk kisha informacion që do të zhvillohej Panairi i Librit këtë vit, sot e pash që ishte hapur edhe erdha. Vij çdo vit edhe më pëlqen.”

“Mezi po e prisja sepse kisha vite që s’kisha ardhur, kisha nja tre vite pa ardhur ndaj dhe ersdha që ditën e parë që u hap.”
Deri në datën 21 nëntor, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë nga ulja e çmimeve që sipas botuesve shkon deri në 50%, ndërsa mund të ndjekin të gjitha aktivitetet si dhe ndarjen e çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *