Kryeministri Edi Rama bëri daljen e parë për mediat, pas mbylljes së procesit të votimit.

 

Teksa exit-pollet bëjnë edhe parashikimet e para për trendin e rezultatit të zgjedhjeve, Rama tha se ky është momenti që numëruesit të përqendrohet te votat.

 

“Dua t’ju them të gjithëve se votat janë në kuti që të gjitha. Populli ka folur, detyra jonë e çdo numëruesi, vëzhguesi në çdo qendër numërimi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare të numërohen votat. Faktet që ne na japin forcë qeverisëse përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para zgjedhjeve. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit, që është rezultati i ndeshjes. Ju lutem shumë, përqendrohuni në detyrën tuaj.”

 

Ai falenderoi patronazhistët dhe shtoi se pavarësisht rezultatit, duhet që e njëjta qetësi e sotshme të mbizotërojë edhe në vijim.

 

“Dua të përsëris falenderimin nga zemra për të gjithë patronazhistët në të gjithë territorin, që kanë bërë një punë mbresëlënëse. Ata e dinë më mirë se kushdo se kush ka votuar dhe kush nuk ka votuar. Tani është momenti për të gjithë rrjetin fantastik të patronazhistëve që të pushojnë, të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e këtij procesi dhe nesër, dielli do të lindë përsëri, Shqipëria do të buzëqeshë. Nuk duam thjesht konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por duam që siç ishte kjo ditë kaq e qetë, kaq qytetare, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi, nga ku të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *