Subscribe

Edi Rama ka gjetur zgjidhjen për të dal nga ngerci, pas mosfirmosjes nga ana e presidentit te dy dekreteve, te shkarkimit te Ditmir Bushatit dhe emerimit te Gent Cakajn si minister i Jashtem.

 

Tashme Edi Rama do jete vete ne krye te diplomacisë shqiptare.

 

Teze kjo ne fakt, qe ka qarkulluar gjeresisht prej disa ditesh ne media por edhe brenda strukturave te Partise Socialiste. Ishte vet Edi Rama, i cili me ane te nje statusi ne Twitter, beri te ditur  vendimin e marre, duke sulmuar perseri kreun e shtetit.

 

 

 

Presidenti s’e ka çdekretuar ministrin e jashtëm në afatin kushtetues. shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në gjykatën e re kushtetuese. deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të presidentit.

 

 


Por i menjehershme ishte dhe reagimi i Presidentit, i cili po nepermjet rrjeteve sociale, ju pergjigj Edi Rames.

 

 

Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.  NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para

 

Pertej perplasjeve te ashpra mes Edi Rames dhe Ilir Metes, tashme dy dekretet, ai per shkakrimin e Ditmir Bushatit dhe emerinin e Edi Rames ne krye te Ministrise per Europen dhe Punet e Jashtme, kane mberritur ne Presidence, ku presin firmen e kreut e kreut te shtetit.

 

Nderkohe burime nga mazhoranca konfirmojne se seanca per votimin e ndryshimeve ne qeveri mund te mbahet te merkuren per te respektuar keshtu edhe afatin kushtetutes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *